Tentoi të fshihte 39 mijë euro, e pëson keq shoferi i një furgoni në portin e Durrësit
Lajmifundit
/
21 Mars 2023, 17:13
Aktualitet
Një tjetër rast i mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi është goditur në portin e Durrësit.
Sipas informacioneve, raportohet se policia ka ndaluar drejtuesin e një furgoni për mos deklarim të një shume të konsiderueshme parash.
Siç raporton gazetari, shtetasi me inicialet J.Z u kishte shpërndarë shumën prej 39 mijë eurosh pasagjerëve të tij për t’ju shmangur kontrollit kufitar.