Temperaturat përvëluese i lënë vendin vranësirave, moti për sot, 20 gusht 2022

Aktualitet

Temperaturat përvëluese i lënë vendin vranësirave, moti

Territori Shqiptar paraqitet nën ndikimin e masave ajrore Afrikane, ndonëse në periferi moti i kthjellët dhe i nxehtë do të jetë dominant deri vonë pasdite, ku shfaqen vranësira të lehta nëpër të gjithë terriorin. Në ekstermin veri-verilindje do të gjenerojnë momente me shira të pakët. Rritja e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërsa për nesër alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të dominojnë motin në territorin shqiptar. Në mesditë pritet shtim i vranësirave ne veri dhe qendër, duke rrezikuar momente me shira, herë pas here edhe rrebeshe. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke krijuar mundësi për shira të dobët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.                 

Era do të fryjë deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4  ballë.

ME TE LEXUARAT