Temperatura deri në 25 gradë celsius, si do të jetë moti sot

Aktualitet

Temperatura deri në 25 gradë celsius, si do të jetë moti sot

Sipas MeteoAlb: Vranësirat dhe shirat mbeten dominante në vendin tonë. Shira më te dendur do të bien në zonat përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë.

Orët e pasdites do të sjellin intensifikim të shirave në zonat malore duke lënë me shira te dobët dhe të izoluar bregdetin dhe zonat e ulëta. Gjatë orëve të vona të natës pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor -veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë mesditës dhe pasdites ku here pas here shirat do te jenë në formë shtrëngate. Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin dobësim te ndjeshëm te intesitetit të shirave nëpër të gjithë territorin e Kosovës duke berë që vetëm në zonat perëndimore shirat të jenë të dobët dhe lokalë.

Maqedonia e Veriut

Me vranësira dhe shira do të nisë dita në të gjithë republikën e MV Ku më të theksuar reshjet paraqiten ne zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që e njëjta situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë gjatë mesditës dhe pasdites, Ku reshjet e shiut do të jenë më të dukshme. Ndërsa orët e mbrëmjes pritet të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Konkretisht; Rajoni i Ballkanit, Europa Qëndrore si edhe brigjet e Egjeut paraqiten me shira te rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta ere.

Po-ashtu nën ndikimin e rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës do të paraqiten vendet e Europës Lindore dhe skandinavia ndërsa do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare Britania e madhe.

ME TE LEXUARAT