Të shtënat me armë zjarri në Radhimë/ Flasin dëshmitarët, ja çfarë tregon turisti nga Norvegjia

Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Radhimë/ Flasin

Të shtënat me armë zjarri që janë dëgjuar këtë të hënë në zonën e plazhit në Radhimë kanë trembur pushuesit.

Një prej tyre, nga Norvegjia, ka folur për mediat the tha se pushuesit nisën të vraponin sapo dëgjuan të kriste arma.

Sipas tij, janë dëgjuar 2-3 të shtëna armësh.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërsa një tjetër qytetar në plazh tha se ka dëgjuar mbi 5-6 të shtëna dhe se të gjithë janë tmerruar e kanë ikur me vrap.

“U larguan me vrap, të tjerët u fshehën këtu. Kishte shumë njerëz në plazh në ato momente”, tha ai.

Policia nuk ka konfirmuar për të lënduar, por korespondenti i Panorama tha se një person raportohet të ketë marrë plagë.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.

Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

 

ME TE LEXUARAT