Të shtënat me armë në Radhimë/ Autori qëlloi të vëllanë, zbulohet arsyeja e konfliktit (Emrat)

Aktualitet

Të shtënat me armë në Radhimë/ Autori qëlloi

Të shtëna me armë janë shënuar mesditën e sotme në plazhin e Radhimës, duke shkaktuar panik tek pushuesit që ndodheshin në zonë.

Raportohet se autori ka qëlluar drjet vëllait të tij, ndërsa arsyeja e konfliktit ka qenë për administrimin e plazhit.

Në konflikt janë përfshirë Beniamin Kondi dhe Edison Kondi.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Turistët mësohet se janë larguar të frikësuar nga plazhi, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për arrestimin e tij.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.

Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT