Atentati tek Pallati me Shigjeta në Tiranë, identifikohet 56-vjecari i vrarë, Bujar Nasufi
BUjar Nasufi eshte viktima e ngjarjes se rende te ndodhur mbremjen e sotme ne Tirane.
Krimi është raportuar në sallën operative të Policisë Tiranë, ku një telefonatë ka lajmëruar për një vrasje me armë zjarri pranë zonës së njohur si Pallati me Shigjeta.
Sipas informacioneve paraprake, forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të verifikuar rastin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Aktualisht, nuk ka detaje të tjera mbi ngjarjen, ndërsa hetimet janë në vijim.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.