Të shtëna me armë pranë banesës së policit në Shkodër
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në Shkodër.
Burimet thonë se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër pranë banesës së një efektivi policie.
Ka qenë ky i fundit që ka njoftuar në sallën operative lidhur me të shtënat.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.