Të shtëna me armë në një dyqan ushqimor në Arkansas, 3 të vdekur dhe 10 të plagosur

Bota

Të shtëna me armë në një dyqan ushqimor në

Tre persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave në një dyqan ushqimesh në Fordyce, Arkansas.

Ngjarja ndodhi të premten, rreth orës 11:30 me orën lokale. Autori hyri në dyqan dhe nisi të qëllojë papritur, ndërsa njerëzit u fshehën në frigorifer dhe në raftet e marketit.

Mes të plagosur janë dy policë. Sulmuesi i dyshuar, i identifikuar nga autoritetet si 44-vjeçari Travis Eugene Posey, që po ashtu u plagos, pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e rendit. Ai u dërgua në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Ouachita, ku pritet të akuzohet për vrasje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të paktën 234 të shtëna masive kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2024. Vendi ka parë një sërë të shtënash në javët e fundit, teksa vapa e verës ka përshkallëzua rastet, me 21 të shtëna masive të regjistruara nga Arkivi i Dhunës me Armë që nga e premtja e kaluar.

ME TE LEXUARAT