Të pamëshirshëm ndaj rivalëve të drogës, SPAK u prish planin për të vrarë 2 vëllezër, 11 urdhër arreste

Aktualitet

Të pamëshirshëm ndaj rivalëve të drogës, SPAK  u

Operacioni i SPAK në të cilin u lëshuan të paktën 11 urdhërarreste për zyrtarë e ish-zyrtarë të policisë, por dhe emra të njohur të botës së krimit vijon edhe këtë të martë. Urdhërarreste janë lëshuar për Besmir Mustafin, Bujar Gërmizin, shefin e Krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, ish-zv/drejtorin e Rendit në Policinë e Tiranës, Erzen Breçani, djalin e tij, Eralbi Breçani, Jonida Babameton, oficeren e Drejtorisë së Kufirit, Bujar Grabovën, Artan Sulejmanin, Albert Prengën, Bajram Grabova, Ervin Matën. Deri në këto momente mësohet se është bërë i mundur arrestimi i 4 personave, ndërsa 7 të tjerë janë në kërkim.

Të arrestuar
-Erzen Breçani, ish-zv/drejtor i Rendit në Policinë e Tiranës
-Dedan Gjoni, shef seksioni për hetimin e Krimeve në Komisariatin Numër 6
-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
-Bujar Gërmizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës

Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri)
-Besmir Mustafi
-Eralbi Breçani
-Ervin Mata
-Besmir Murati
-Artan Sulejmani
-Albert Prenga
-Bajram Grabova

Të pamëshirshëm ndaj rivalëve të drogës, SPAK  u
-Ervin Mata

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Gjeneza është trafiku i drogës jashtë vendit, që më pas ka sjellë edhe tentativën për të kryer vrasje. Në qendër të këtij grupi janë Besmir Mustafi e Bujar Gërmizi, të cilët akuzohen për krijimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të dy vëllezërve që jetonin jashtë. Së bashku me shefin e Komisariatit nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer vrasje

“Sipas informacioneve që kemi mundur të sigurojmë nëpërmjet burimeve, rezulton se Besmir Mustafi, Bujar Gërmizi dhe shefi i Krimeve në Komisariatin nr 6 Dedan Gjoni, janë të akuzuar nga SPAK për krijim kushtesh për të kryer vrasje. Bëhet fjalë për 2 vëllezër të cilët ndodheshin në Britaninë e Madhe. Përplasja mes dy vëllezërve, Mustafit, Gërmizit dhe Gjonit ka ndodhur pikërisht për çështje të trafikut të drogës dhe më pas ata kanë kërkuar informacione në sistemin TIMS duke qenë se Gjoni kishte akses në këtë sistem dhe të tjera, kanë kërkuar informacione të ndryshme për lëvizje që do të bënin dy vëllezërit për kohën kur ata vini në Shqipëri dhe të gjitha informacionet që i duheshin grupit kriminal për të kryer ekzekutimin e tyre”.

Të pamëshirshëm ndaj rivalëve të drogës, SPAK  u
Dedan Gjoni

Daci thotë se dy personat që do të kryenin këtë ekzekutim ndodhen aktualisht në Spanjë dhe sipas oficerëve të BKH që kanë kryer gjatë ditës së djeshme arrestimet, edhe në Spanjë ka nisur menjëherë puna për kapjen e tyre.

Erzen Breçani akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Djali i tij Eralbi Breçani akuzohet për veprën penale trafik droge dhe pastrim parash. Në mesin e personave kërkim është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.

Ndaj Matës rëndon akuza për veprën penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Sa i takon oficeres Jonida Babameto, ndaj saj mësohet se është caktuar masa detyrim për t’u paraqitur.

Të pamëshirshëm ndaj rivalëve të drogës, SPAK  u
Bujar Gërmizi

Ajo është shoqëruar gjatës ditës së djeshme, ku i është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës, sepse sipas të dhënave të dala nga SKY rezulton që kjo e fundit të ketë edhe në dhe kërkuar informacione sa i përket 2 vëllezërve, me të cilët kishin përplasje grupi i cili drejtohej nga Bujar Gërmizi dhe Mustafi. Ajo ka qenë më herët oficere në Interpol dhe ka dhënë të dhëna në lidhje me lëvizjet e dy vëllezërve. Pra gjithçka ka nisur për çështjet e përplasjes së trafikut të drogës jashtë vendit.

Gjithçka ka ardhur pikërisht pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC”. Mësohet se mbi 11 të akuzuarit rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Të pamëshirshëm ndaj rivalëve të drogës, SPAK  u
Erzen Breçani

Për operacionin në fjalë reagoi edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Sipas tij, ky aksion është konsolidimi i ngritjes në një nivel tjetër të vullnetit të agjencive ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij. Balla tha se të gjithë personat që ndodhen në Shqipëri janë arrestuar, ndërkohë po vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë që ndodhen jashtë vendit.

 

ME TE LEXUARAT