“Të kapa me gruan time, më turpërove”, burri nga Kukësi kërcënon 72 vjeçarin, i zhvat 12 mln lekë

Aktualitet

“Të kapa me gruan time, më turpërove”, burri nga

Një histori e pazakontë është zbuluar në qytetin e Kukësit ku një 72-vjeçari i janë zhvatur në periudha të ndryshme kohore 12 milionë lekë të vjetra nga një bashkëqytetar që e akuzonte për raporte seksuale me të shoqen.


50 vjecari Agron Nika siç raporton “BalkanWeb” është arrestuar nga seksioni për hetimin e krimeve të rënda, pasi në kohë të ndryshme nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie i ka marrë 72 vjeçarit Feti Gjici rreth 12 mln lekë të vjetra.

50 vjecari akuzonte Gjicin se kishte pasur raporte seksuale me gruan e tij dhe në këtë mënyrë kishte turpëruar atë dhe fisin e tij dhe në formë shpagimi duhet ta dëmshpërblente duke i dhënë para.

ME TE LEXUARAT