Të dyshuar për trafikim kanabisi, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec, në kërkim vëllai i tij

Aktualitet

Të dyshuar për trafikim kanabisi, arrestohet 35-vjeçari në

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 35-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, 29-vjeç. Mësohet se dy vëllezërit dyshohen për trafikim kanabisi. Sipas policisë, vëllezërit, Adrian Papajanis dhe Fatjon Papajanis, trafikonin drogë nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur liqenin e Ohrit.

Mësohet se 35-vjeçari Adrian Papajanis u kap në flagrancë duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë, dy motorra uji tip "Yamaha", dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

ME TE LEXUARAT