Të dehur në timon, arrestohen dy drejtuesit e mjeteve në Gjirokastër

Aktualitet

Të dehur në timon, arrestohen dy drejtuesit e mjeteve në

Dy drejtues kanë rënë në prangat e policisë për drejtim të mjeteve të tyre në gjendje të dehur. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi N.B, 64 vjeç dhe shtetasi E.M, 68 vjeç.

Njoftimi i policisë
Gjirokastër

U kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur, arrestohen në flagracë 2 drejtuesit e mjeteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen "Kordhocë", është kapur duke drejtuar automjetin tip "Opel", në gjendje të dehur.

-Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 68 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të lagjes "Gërhot", u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip "Peugeot".

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT