Taksa e re “po mbyll” profesionet e lira, E-Albania bllokon qëllimisht ankesat tek Tatimet?!

Aktualitet

Taksa e re “po mbyll” profesionet e lira, E-Albania bllokon

TIRANE – Platforma e-albania po dëshmohet edhe njëherë si një pengesë për ushtruesit e profesioneve të lira të cilët e kanë gjetur veten këtë muaj në “një kurth” të prgatitur ndaj tyre me nisjen e zbatimit të taksës së re për këtë kategori aktivitetesh ekonomike.

Sistemi qeveritar nuk funksionon shumicën e kohës për marrjen e shërbimeve nga biznesi përfshirë vërtetimin e xhiros për vitin e kaluar një dokument kyc në aplikimin e taksës së re për profesionet e lira të vendosur nga qeveria duke nisur prej këtij muaji.  

Shumica e këtyre subjekteve të cilët janë individë që shesin dijet e tyre, këtë muaj përvec detyrimeve të zakonshme të siurimeve shoqërore e shëndetësore dhe TVSH-së, kanë marrë nga Tatimet edhe një faturë për pagesën e takses së re mbi profesionet e lira.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raportime dhe denoncime të deritanishme tregojnë se mbi 80 për qind e subjekteve janë përballur me fatura të padrejta pasi detyrimi është llogaritur gabim dhe shumë më lart se realiteti. Dje informuam mbi denoncimin e një rasti kur aplikimi i taksës së re të profesioneve të lira, një individi i ka shakktuar përgjysmimin e pagës mujore, nga 43 mijë lekë në vetëm 21 mijë lekë, si pasojë e përllogaritjes së tatimit në vlerën 21 mijë lekë.

Të gjithë individët dhe subjektet që janë përballur me llogaritje të tilla të padrejta kanë nisur të ankohen pranë administratës së tatimeve, por mënyra më e mirë për ta bërë këtë, është një vërtetim xhiroje.

Taksa e re “po mbyll” profesionet e lira, E-Albania bllokon

Një vërtetim që gjatë gjithë ditës së djeshme ishte e pamundur të merrej pasi sistemi i e-albania nuk funksiononte. Dalja jashtë funksionit në mënyrë të përsëritur e një sistemi qeveritar për të cilin është investuar shumë dhe vazhdimisht, duket një rastësi e cuditshme nëse nuk është veprim i qëllimshëm.

Taksa e re “po mbyll” profesionet e lira, E-Albania bllokon
Mesazhi i gabimit qe shfaqet ne e-albania

Kjo pasi e-albania nuk po funksionon në një kohë kur më shumë se kurrë, individët dhe bizneset kanë nevoje për marrjen e dokumentacioneve që kanë të bëjnë me detyrimet ndaj shtetit, me taksat vendore, etj.

Disa subjekte që kanë tentuar ditën e djeshme të tërheqin vërtetimet e xhiros me qëllim për të kundërshtuar llogaritjen e gabuar të taksës së profesioneve të lira, e cila është 15 për qind për xhiro der në 160 milionë lekë, thanë se nuk kanë arritur ta shkarkojnë vërtetimin.

Taksa e re “po mbyll” profesionet e lira, E-Albania bllokon
Mesazhi i gabimit ne E Albania pas kerkeses per vertetim xhiroje

Kjo i ka penguar në llogaritjen e saktë të detyrimit që kanë dhe po kështu, edhe në paraqitjen e ankesës pranë organeve tatimore, në një kohë kur afati për kryerjen e pagesës po kalon duke rrezikuar kështu gjobitjen e subjekteve për shkak të mos pagesës së detyrimeve në afat.

Taksa e re “po mbyll” profesionet e lira, E-Albania bllokon
Pas vazhdimit te procedures, vertetimi i xhiros gjenerohet i bardhe dhe pa te dhena

Pyetja nëse është akt i qëllimshem bllokimi i sherbimeve në e-albania shtrohet edhe më shumë në kohën kur problemi nuk u shfaq vetëm disa orë dje por gjithë ditën dhe madje, sipas kontabilistëve të kontaktuar edhe shërbime të tjera të lidhura me tatimet kanë qenë jashtë funksionit./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT