Tajfuni ‘Bebinca’, anulohen të gjithë fluturimet, autoritetet paralajmërojnë situatë të jashtëzakonshme
Autoritetet kineze po përgatiten për shira të dendur këtë të diel pasi tajfuni Bebinca pritet të godasë Shangain.
Të gjithë fluturimet janë anuluar.
Ministria e Menaxhimit të Fatkeqësive bëri me dije se tajfuni do të shkaktojë shi të rrëmbyeshëm në dy ditët e ardhshme.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Me mbërritjen e tajfunit që përkon me Festivalin e Mesit të Vjeshtës, një festë publike në vend, operatori hekurudhor pret që pasagjerët të bëjnë 74 milionë udhëtime.
Ministria e Menaxhimit të Fatkeqësive u bëri thirrje zyrtarëve të jenë vigjilentë, duke qenë se lëvizshmëria do të jetë e lartë dhe rreziqet do të jenë të mëdha.