Vrasjet në Elbasan/ Dy shënjestrat pjesë e grupeve kriminale, lidhja me Alibejt dhe Talo Çelën

Aktualitet

Vrasjet në Elbasan/ Dy shënjestrat pjesë e grupeve kriminale,

Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri janë dy personat shënjestër të atentatit që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit.

Zbardhen detaje të reja pasi Ardian Çollaku ka qenë i hetuar për ekzekutimin e Everest Cakajt, i cili u vra nga një autor i maskuar në sy të gruas së tij pak muaj më parë në Elbasan.

Nga hetimet ka rezultuar që pas dënimit në Itali, Çollaku vidhte automjete dhe ua shiste grupeve kriminale për të kryer vrasje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po kështu dyshohet se ka bashkëpunuar dhe me grupin e Dubait dhe të Erion Alibejt, i cili është vëllai i Endrit Alibejt, që mbeti i vrarë në “Masakrën e Bradasheshit” në vitin 2018.

Erjon Alibej nga ana tjetër dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve që ndodhën vitin e kaluar në Elbasan.

Nga ana tjetër, viktima tjetër Lulzim Bitri rezulton lidhje e fortë e Talo Çelës, një nga miqtë më të afërt të tij. Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”. Talo Çela akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, si dhe atë të Anxhelo Avdias dhe Dorian Shkozës. Po kështu është i dyshuar për grabitjen e Rinasit.

ME TE LEXUARAT