Stuhia ‘Atena’ përmbyt Athinën! A do të preket edhe Shqipëria?
Stuhia “Atena” ka goditur një pejsë të Greqisë duke shkaktuar përmbytje në Athinë dhe në Rodos. Mediat helene raportojnë se gjatë kësaj të mërkure një stuhi e fortë shiu ka goditur zonën e Atikës në Athinë duke shkaktuar përmbytje në rrugë.
Ndërkohë që e njëjta situatë është paraqitur edhe në Rodos ku disa nga rrugët kryesore janë kthyer në lumenj.
Ndërkohë mediat raportojnë që edhe përgjatë ditës së premte në Greqi pritet të ketë një tjetër stuhi të fortë shiou dhe breshëri e cial do të sjellë në ulje të ndjeshme temperaturash.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po Shqipëria do të preket?
Edhe në vendin tonë duke nisur nga mëngjesi i ditës së premte do të ketë përkeqësim të motit, çka do të sjellë rënie të temperaturave me 6-7 gradë celcius.
E premtja e shtuna dhe e diela pritet të sjellë reshje të forta shiu të shoqëruara edhe me stuhi breshëri dhe shkarkesa elektrike.