“SPAK po ecën me hetime”, deklarata e fortë e Karamuços: Do kemi gjyqtarë dhe prokurorë prapa hekurave

Aktualitet

“SPAK po ecën me hetime”, deklarata e fortë e

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklarata të fortë duke thënë se shumë shpejt do të shohim prokurorë dhe gjyqtarë në burg.

Ai u shpreh se SPAK ka në dorë një dosje të rëndësishme me transkriptet e SKY ECC, ku përfshihen veç politikanët dhe emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“SPAK ka disa kohë që po ecin me hetime, ka disa që priten masa arresti, do presim në vijim, kjo është punë surprizë dhe priten emra dhe nga krimi i organizuar dhe politikanë. Ka shumë informacione që qarkullojnë por këto duhen konkretizuar nga organi i akuzës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një nga këto dosje janë përmendur shumë gjyqtarë dhe prokurorë dhe ka pasur informacione që nëse do të vërtetohet çfarë është shkruar në transkriptet e SKY ECC do kemi edhe gjyqtarë e prokurorë prapa hekurave. Flasim për vepra të rënda në atë dosje, ku kemi me masë një përfaqësues të prokurorisë”, tha Karamuço për "Euronews.al"

ME TE LEXUARAT