SPAK merr në hetim Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministri i dyshuar për tri akuza

Aktualitet

SPAK merr në hetim Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministri i dyshuar për

Arben Ahmetaj po hetohet nga SPAK për 3 akuza. Report tv mëson se Posaçme ka regjistruar ndaj tij akuzën shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Mësohet se SPAK ka bashkuar  dy procedime  ndarjen e fraksionit  për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. 

Në lidhje me pasuritë SPAK ka marrë në pyetje shumë persona mes të cilëve edhe ish bashkëshorten e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm shtëpinë në ish bllok ndërsa vila në Palasë nuk është e saja, raporton Report Tv.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pak jave me pare, Ahmetaj u perfshi ne replika me kryeministrin Edi Rama.

Ne nje emision televiziv, Ahmetaj theksoi se kryeministri nuk duhej te bente gjykatesin per akuzat qe jane adresuar ndaj ish-ministrit te Financave per Incineratoret.

Por nderkohe Edi Rama u pergjigj pak dite me vone, duke thene se nese ai do ishte gjyqtar, gjerat do te ishin shume keq.

 

ME TE LEXUARAT