"SPAK i sekuestroi telefonin kreut të ri të policisë?!", Ministri Hoxha: llir Proda e kaloi testin e verifikimit
Oficeri Ilir Proda është emëruar në mbledhjen e sotme të Qeverisë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pasi qeveria dhe kryeministri pranoi propozimin e derguar nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ky i fundit, e konsideroi procesin si transparent me integritet dhe theksoi se Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka kaluar këto etapa verifikimi.
Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit pas një konkurrimi ku morën pjesë mbi më shumë se 10 drejtues të lartë policie.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ministri i Brendshëm u pzet lidhur me një episod kur Ilir Prodës, i cili ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, SPAK i kishte sekuestruar telefonin, pas dyshimeve, se një operacion kundër bandave në Elbasan ishte dekonspiruar.
“Fakti që të gjitha organet ligjzbatuese u pyetën në një kohë rekord, po ashtu dhe përgjigja e tyre ishte shumë e shpejtë, kandidaturat janë verifikuar nga çdo organ ligjzbatues dhe pastërtia e tyre është në përputhje të plotë me ligjin”, tha Hoxha në reagimin e tij.