SPAK "godet" RTSH-në, arrestohet ish-drejtori dhe 3 punonjës

Aktualitet

SPAK "godet" RTSH-në, arrestohet ish-drejtori dhe 3 punonjës

Arrestohet ish- drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit. Gëllçi është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i  RTSH më 21 maj të këtij viti.

Vendimi u bë i ditur nga vetë RTSH, e cila në një kronikë të përgatitur atëherë deklaroi se atij i kishte mbaruar mandati i qëndrimit në detyrë.

Këshilli Drejtuesi i RTSH votoi me 8 vota pro shkarkimin e Gëllçit, ndërkohë që drejtimi i televizionit i ka kaluar zv.drejtorit Martin Leka.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


Nuk dihen ende motivet që kanë çuar në arrestimin e tij.

ME TE LEXUARAT