SPAK ‘godet’ në Kukës, arreston një polic (Arsyeja)

Aktualitet

SPAK ‘godet’ në Kukës, arreston një polic (Arsyeja)

Një punonjës i policisë së Kukësit, është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet për akuzën e korrupsionit.

Shtetasi SH.Ç me detyrë punonjës policie, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar rryshfet shtetasIT me inicialet A.S, me qëllim që të mos referonte në prokurori largimin e tij nga banesa, edhe pse ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Rasti i mitmarrjes dyshohet se ka ndodhur në datën 13 Janar të këtij viti, dhe arrestimi i policit është bërë pas ndërhyrjes së SHÇBA-së.

GJKKO ka vendosur masën e arrestit me burg në drejtim të policit, ndërkohë që hetimet për rastin vijojnë.faxweb

ME TE LEXUARAT