Sot mbahet protesta e 10-të, mijëra qytetarë në shesh! Pjesëmarrja rritet çdo ditë

Aktualitet

Sot mbahet protesta e 10-të, mijëra qytetarë në shesh!

Ditën e sotme do të mbahet protesta e 10 radhazi e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Teksa çdo ditë pjesëmarrja qytetare bëhet edhe më e madhe, ditën e djeshme mijëra të rinj e të reja u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku bulevardi u mbush me pankarta, flamuj dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi.

“Rama jep dorëheqjen”, “Mos u përçani! Poshtë patronazhistët”, “Rama ik”, ishin disa nga thirrjet qe shoqëruan dje tubimin qytetar.

Ndërkohë, sot është njoftuar një tjetër protestë, në orën 18:00, ndërsa marshimi do të nisë nga sheshi Skënderbej, për t’u ndalur te Kryeministria.

Peticioni “Rama out”

Pakënaqësia ndaj qeverisë po reflektohet gjithnjë e më shumë edhe në hapësirën online. Peticioni “Rama Out”, që kërkon largimin e kryeministrit Rama, ka mbledhur rreth 1.5 milionë firma dhe po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Organizatorët e fushatës bëjnë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë, ndërsa numri i firmëtarëve vijon të rritet. Paralel me protestat në sheshe, mbështetetës të shumtë po i shtohen edhe peticionit online “Rama out”.


Peticion online me sloganin e qartë “Rama Out” po përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga fushatat më të mëdha digjitale të kohëve të fundit në Shqipëri.

Organizatorët e platformës kanë lëshuar një thirrje të fortë publike drejtuar çdo qytetari që kërkon një rrugë të re për vendin: “Nëse besoni se vendi ka nevojë për ndryshim, mos qëndroni në heshtje”.

ME TE LEXUARAT