“Sot ditë e frikshme, mund të ketë viktima!”/Çupi për protestën e Berishës: Ai nuk kthehet pa një trofe

Aktualitet

“Sot ditë e frikshme, mund të ketë

Analisti Frrok Çupi paralajmëroi sot në një intervistë televizive se do të ketë dhunë në protestën që do të organizojë mbasdite Sali Berisha.

Çupi deklaron se sot është një ditë e frikshme dhe mund të ketë skenarë për viktima në radhët e PD.

“Është një protestë e shpallur politike, por kauza politike e shpallur është e vdekur. Vet protesta e di që s’mund të largohet qeveria në këtë mënyrë. Qeveria përfaqëson një mazhorancë, qeveritë bien vetëm me votë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E di pyetjen për të cilën po më pyesni. Është një moment kur e gjithë protesta bëhet për fatin e Sali Berishës, s’ka thelb tjetër! Ky lloj mitingu për arsye të Berishës është përshkallëzuar.

Ka nisur me një foltore në ‘Rogner’, është përhapur në gjithë vendin, pastaj ka shkuar te Rithemelimi në stadium. Pastaj ka shkuar te 8 janari, mos harrojmë. Ka qenë dhunë e ashpër. Jo vetëm kjo, por më bën të mendoj që protesta e sotme kërkon me çdo kusht të shpallë supermaci numrash.

Ajo është një protestë e Berishës, që edhe ka manipuluar me fjalën qytetarë. Do mbledhë njerëzit e tij. Kjo është protestë e Berishës me 2-3 produkte politike. E para, do të marrë PD-në përmes turmave. PD s’është e Berishës, e pjesës tjetër, ligjërisht. Jemi në prag të një vendimi gjyqësor.

Do t’i dëshmoj të tjerëve dhe në radhë të parë SHBA-ve se është në krye të opozitës. Sot Berisha e ka të domosdoshme të shkaktojë dhunë, s’mund të shkojë sot në shtëpi me një fitore më të vogël se 8 janari.

Nëse shkon me më pak rezultat se herët e tjera, atëherë ka humbur PD-në. Nëse ka humbur PD-në duhet të fillojë zmbrapsja e tij. Është një ditë e frikshme, mund të ketë skenare për të shkaktuar viktimë brenda radhëve të PD.

Nuk kthehet në shtëpi pa një trofe. Berisha i humbur që i humbur është, çfarë do humbasë nëse shpallet hero përmes një viktime”, u shpreh Çupi.

ME TE LEXUARAT