"S'më dalin llogaritë me fetë e pushtuesve", thirrja e Gjergj Lucës për formularin e Censit
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka plotësuar sot të dhënat për Censin. Ashtu si dhe herë të tjera nuk ka munguar një dozë sarkazëm nga biznesmeni.
Ai është ndalur te pyetja për fetë, ku është shprehur se i përlqejnë të gjitha fetë, pasi nëna e tij është myslimane, baba katolik, gruaja ortodokse, një kalama thotë se e ka pagëzuar ortodoks, ndërsa një tjetër ka shkuar te xhamia e lagjes.
Luca tregon se, te përgjigjja e tij, tenpyetja për fenë, ka shkruar se është shqiptar.
Madje ai u bëri thirrje të gjithëve, që te feja të shkruajmë shqiptarë, sepse sipas tij, ne jemi për kombin përpara e për atdheun, pastaj për fetë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Përshëndetje miq! Na ka ardhur kjo goca simpatike për të plotësuar të dhënat për censin dhe kemi mbetur tek fetë. Unë jam duke e pyetur se çfarë feje je por nuk më tregon. Më thotë kam ardhur unë me të pyet ty. Edhe këtu thotë feja myslimane, bektashi njësoj është, katolik, ortodoks. Po kjo çfarë është ungjillor. Unë nuk e di se çfarë është ungjillor por mesa mbaj mend unë pas turqve nuk na ka pushtuar ndonjë ushtri tjetër. Këto kanë kaluar shpejt nga 2, 3 vjet dhe nuk na kanë sjellë ndonjë fe. Unë jam nëna myslimane, baba katolik, gruaja ortodokse, një kalama e kam pagëzuar ortodoks, një tjetër më ka shkuar tek xhamia e lagjes këtu, po bëhet një e madhe, është future në themel. I pëlqejnë myslimantë. Unë iki falem në Kishë, shkoj dhe në xhami. Tani çfarë të shkruaj këtu? Mua të gjitha fetë më pëlqejnë. Jam duke e shkruajtur shqiptar. Dhe ju bëj thirrje miq, të gjithë këtu tek feja të shkruajmë shqiptarë ,se ne jemi për kombin përpara e për atdheun, pastaj për fetë.”, tha Luca.