“Skifterët” fluturojnë me taksi/ Grabitën para dhe bizhuteri, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

Aktualitet

“Skifterët” fluturojnë me taksi/ Grabitën para dhe

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi kanë grabitur një banesë në rajonin e Morrazos në Spanjë, duke marrë para dhe bizhuteri të vlefshme.

Ata janë kapur në një postbllok të ngritur nga policia mbrëmjen e së premtes së kaluar, pasi janë arratisur nga banesa që grabitën me një taksi.

Sipas mediave spanjolle dy të rinjtë, përkatësisht 27 dhe 29 vjeç, telefonuan një taksi pas vjedhjes së kryer për të shmangur pikërisht ndalimin nga policia, por autoritetet ishin njoftuar në kohë për krimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit në mjet, policia gjeti doreza dhe një elektrik dore që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes, gjë që u vërtetua pas gjetjes së parave dhe bizhuterive.

Sakaq, të dy janë arrestuar ndërsa policia ka ngritur dyshimet se një person i tretë mund të ketë qenë i përfshirë në grabitje pasi sasia e parave të gjetura është më e pakët se ajo e denoncuar e vjedhur nga pronarët e banesës.

ME TE LEXUARAT