Skandali te Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat për 6 të dyshuarit për korrupsion
Mjekët e Spitalit të Onkologjikut janë paraqitur në GJKKO, pas skandalit të bërë publik nën akuzën e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Janë lënë në fuqi masat që ishin ndaj tyre, dy arrest shtëpie dhe katër detyrim paraqitje. Gjatë seancës Gashit kërkoi që t’i hiqet masa aktuale ‘arrest shtëpie’.
“Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje”, ka deklaruar ai.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ashtu edhe të pandehurit e tjerë kërkuan heqje të masës. Edhe mjekja Alketa Pere ka kërkuar heqje të masës detyrim paraqitje.
Avokatja Xhoi Nela që është mbrojtëse e mjekut Edmond Gashi, paraqiti në gjykatë një vërtetim ku tregohet se ai është mjeku qe ka kryer 268 operacione vetëm për 1 vit (periudha e fundit), që të gjitha të suksesshme.