“Skafi hyri me shpejtësi dhe më ndau nga vajza”, babai i Jonadës tregon momentet e fundit me të

Aktualitet

“Skafi hyri me shpejtësi dhe më ndau nga vajza”, babai i

Zbardhet dëshmia në polici te babait të 7-vjeçares Jonada Avdia e cila u vra nga skafi që drejtohej nga polici Arjan Tase.

Në dëshminë e siguruar  babai Bledar Avdia tregon momentet e fundit para se të humbiste vajzën e tij.

“Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën.

Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin.

Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg”.

ME TE LEXUARAT