Skafet lëvizin sërish në vendin ku u vra Jonada, drejtuesit e mjeteve lundruese nuk vënë mend

Aktualitet

Skafet lëvizin sërish në vendin ku u vra Jonada, drejtuesit e

Drejtuesit e mjeteve lundruese duket se nuk janë ndërgjegjësuar aspak.

Edhe pas tragjedisë në plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u vra nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Pikërisht, në të njëjtin vend ku u vra Jonada, skafet dhe mjetet lundruese vazhdojnë të lëvizin sërisht lirshëm, edhe pse ajo është një zonë dedikuar plazhistëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo gjë vërtetohet nga pamjet e mëposhtme të cilat janë filmuar ditën e sotme.

Mesa duket as shkarkimet e gjithë elitës së policisë kufitare në Vlorë, apo paralajmërimet e bëra nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, nuk kanë ndaluar lëvizjen e këtyre skafeve në breg të detit.

 

ME TE LEXUARAT