Si u ekzekutua biznesmeni në Fier, makina me targa kosovare ndryshon pistën

Aktualitet

Si u ekzekutua biznesmeni në Fier, makina me targa kosovare ndryshon

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit Demir Backa mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.

Mësohet se makina e autorëve që u gjet e djegur në një fshat të Fierit pas ngjarjes, ishte me targa të Kosovës, ndërsa po verifikohet nëse janë reale apo false, kur ka hyrë makina në Shqipëri dhe pronësinë.

Gjithashtu po punohet për të zbuluar numrin e personave që kanë marrë pjesë në atentat dhe nëse kanë pasur të tjerë ndihmës.

Brenda makinës së djegur u gjetën një kallashnikov dhe një pistoletë. Në vendin e ngjarjes u gjetën 16 gëzhoja nga breshëria e autorëve mbi trupin e biznesmenit.

ME TE LEXUARAT