Si në filma, ish-polici pas vrasjes në Elbasan grabiti një makinë dhe u dorëzua te RENEA në Tiranë

Aktualitet

Si në filma, ish-polici pas vrasjes në Elbasan grabiti një

Arbër Papleka, autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan është vetëdorëzuar në Tiranë, në repartin e forcave RENEA.

Gazetari Artan Hoxha mëson se pasi ka qëlluar me armë zjarri në vendin e ngjarjes, ish-polici është larguar prej andej duke ecur në këmbë për rreth 600-700 metra.

Papleka ka ndaluar një makinë që po kalonte rastësisht në zonë duke i drejtuar armën drejtuesit të saj. Pasi i ka marrë makinën, Papleka është nisur me automjet drejt Tiranës ku është drejtuar për tek reparti i forcave speciale.

Ai ka shkuar në zyrën e komandantit të RENEA-s, ku dhe është vetëdorëzuar. Ky i fundit e ka dërguar atë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku dhe i janë vënë prangat.

ME TE LEXUARAT