Shuhet familja në Rubik, fqinjët të tronditur: Kemi pasur 4 të vdekur në pallat nga Covid

Aktualitet

Shuhet familja në Rubik, fqinjët të tronditur: Kemi pasur 4

Familja Cara nga Rubiku i Mirditës hap për herë të tretë brenda javës dyert e mortit. Covid i ka marrë jetën 3 pjesëtarëve të familjes Cara.

Fillimisht ndërroi jetën në banesë kryefamiljari Hamit Cara 75 vjeç dhe më pas djali Albani 49 vjeç në spitalin e Rrëshenit, i cili vuante dhe nga epilepsia.

Një javë më pas ditën e premte nëna e shtëpisë 73 vjeçarja Dushe Cara mbylli sytë në spitalin Shefqet Ndroqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fqinjët e tyre janë të tronditur pasi më herët në këtë pallat ka humbur jetën nga Covid dhe një tjetër banor.

“Jemi të tronditur. U bënë 4 vetë në pallat para dy javësh vdiq dhe një tjetër. Djali ju vuante dhe nga sëmundja e tokës, si sot një javë vdiq nga Covid”, shprehet një nga fqinjët.


Dyshohet se tre pjesëtarët e familjes Cara mund të jenë infektuar nga vëllai i Dushes pasi ai ka qenë më herët i infektuar me Covid dhe ka humbur dhe jetën rreth një muaj më parë. 

ME TE LEXUARAT