Shtyhet seanca gjyqësore ndaj deputetit Ervin Salianji, ja arsyeja dhe data që u caktua

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj deputetit Ervin Salianji, ja arsyeja dhe

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD Ervin Salianji.

Gazetarja Klodiana Lala raporton  se seanca shtyhet për në date 18 korrik ora 14.00.

Kjo sepse mungon anëtarja e tretë e trupës gjykuese Elona Toro, pasi dyshon se mund të jetë prekur nga Covid.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kujtojmë se pak minuta më parë, në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit, kanë mbërritur 10 deputetë të partisë Demokratike, të cilët ishin të pranishëm në procesin ndaj deputetit Salianji.

Shkak i shtyrjes u bë mos formimi i trupës gjyqësore, por edhe mungesës së avokatëve për shkak të bojkotit pas vendimit për të dalë kunder hartes se re gjyqesore.

ME TE LEXUARAT