Shtrenjtohen vizat e leje-qëndrimet! Qeveria britanike ua faturon të huajve
Ministria e Brendshme britanike ose Home Office ka rritur tarifat për marrjen e vizave dhe çdo lloj leje qëndrimi, deri tek ato të qëndrimit të përhershme dhe ato për aplikimin për pasaporatat britanike, ndryshime që pritet të aplikohen nga data 4 tetor e këtij viti.
Në bazë të këtyre ndryshimeve, kostoja e një vize vizitorësh për një periudhë prej me pak se gjashtë muajsh do rritet nga 15 sterlina në 115, ndërsa tarifa për një vizë studentore e bërë jashtë territorit britanik do rritet nga 127 sterlina aktualisht në 490 në muajin tetor, duke u barazuar me tarifën e aplikimit të bërë kur studenti ndodhet në Britani.
Ndryshimet e tarifave përfshijnë vizat britanike 6 mujore, 2, 5 dhe 10 vjeçare, shumicën e tarifave për vizat dhe lejet e qëndrimit si për arsye pune ashtu edhe studimi, tarifat për lejet e përhershme të qëndrimit si dhe ato për aplikimet për të regjistruar si i natyralizuar për të marrë shtetësinë britanike.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Avokati i njohur shqiptar në Londër, Naim Hasani, thotë për Top-Channel, se tarifat kanë qenë goxha të larta dhe tanimë do rriten akoma më shumë.
Rritja e tarifave bëhet për të lehtësuar barrën e taskapaguesve britanikë në funksionimin e shërbimeve të emigracionit, si dhe për të financuar rritjet e pagave për britanikët që punojnë në sektorin publik, duke ua kaluar këto kosto të huajveve që duan të jetojnë, punojnë apo studiojnë në Britani./tch