Shqipëria fiton arbitrazhin 100 milionë euro për Portin e Durrësit

Aktualitet

Shqipëria fiton arbitrazhin 100 milionë euro për Portin e

Shqipëria ka fituar gjyqin e arbitrazhit me kompaninë turke Kurum për mbylljen e kontratës koncesionare të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrës.

Gjykata për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve në Uashington, ICSID, ka rrëzuar pretendimin 100 milionë euro që kompania turke kishte ndaj qeverisë shqiptare, dëm që sipas saj i ishte shkaktuar nga mbyllja e njëanshme e koncesionit për terminalin e kontenierëve në Portin e Durrësit, ka mësuar Kapital.al

Kompania turke Kurum, fitoi në 2011-ën një koncesion 30-vjeçar për menaxhimin e terminalit të kontenierëve në portin e Durrësit.

Por, në 2017-ën, Damian Gjiknuri ministri i atëhershëm i Infrastrukturës urdhëroi anulimin e koncesionit duke hapur çështje gjyqësore për shkak të mospërmbushjes së kushteve kontraktuale nga kompania.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si Gjykata Administrative ashtu edhe ajo e Apelit konfirmuan të drejtën e Ministrisë për zgjidhjen e kontratës. Më pas me ardhjen e Belinda Ballukut në krye të ministrisë së Infrastrukturës, në 3 shkurt 2020, përmbaruesit shkuan në terren për të larguar kompaninë turke nga porti i Durrësit.

Për këto veprime, kompania turke ka bërë padi në arbitrazh më 23 shtator të 2020-ës. Gjykata e Arbitrazhit në Amerikë shqyrtoi për gati 4 vjet konflitin mes palëve, për të cilin kompania turke kërkonte 100 milionë euro kompesim. Por ky pretendim është rrëzuar, pasi ICSID ka vendosur në favor të qeverisë shqiptare.

Aktualisht terminali i kontejnerëve shfrytëzohet nga një kompani e regjistruar në Maltë, “Hili Company Limited”e cila ka hapur një kompani në Shqipëri dhe qe bën vetëm operimin dhe mirëmbajtjen.

Me kontratën e nënshkruar në 8 mars të 2021-it, parashikon se kompania malteze do të bëjë ngarkim shkarkimin e kontenierëve në port për një periudhë 5 vjeçare kundrejt një pagesë prej 3.8 miliardë lek, ose 38 milionë euro./Kapital.al/ 

ME TE LEXUARAT