Shpërthim me tritol në Durrës, lënda plasëse në shtëpinë e autorit të vrasjes së Halil Kokës

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Durrës, lënda plasëse në

Një shpërthim tritoli është regjistruar pasditen e sotme në qyteti ne Durrësit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ku lënda plasëse është vendosur në një banesë, e cila paraprakisht dyshohet se i përket Ilir Koçiljas, personi i arrestuar si autori i vrasjes së Ilir Kokës.

Kjo ngjarje ka ndodhur më 14 shkurt, ku 46-vjeçari Halil Koka u godit me thikë në zemër nga fqinji i tij Ilir Koçilja. Sherri mes tyre nisi në oborrin e pallatit e më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas përplasjes fizike mes tyre, 46-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori, i cili e qëlloi dy here me thikë.

Ilir Koçilja dyshoeht se vuan nga probleme të shëndetit mendor, teksa aktualisht ndodhet në paraburgim. Nga ana tjetër, në momentin e shpërhtimit, në banesën e tij nuk kishte njeri.

 

 

 

ME TE LEXUARAT