Shpërtheu bombola në Korçë/ Pronarja e banesës del me reagimin e parë: Mendova se ishte tërmet

Aktualitet

Shpërtheu bombola në Korçë/ Pronarja e banesës del me

Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e katërt të një pallati në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb një person është lënduar si pasojë e shpërthimit, por se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pronarja e shtëpisë ku shpërtheu bombola, Shpresa Gjoka, ka treguar më shumë detaje nga ngjarja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo ka zbuluar se në momentin e shpërthimit në shtëpi ka qenë vetëm i biri i cili është dëmtuar, por se është në gjendje të mirë shëndetësore. 

“Ne ishim poshtë po flinim, kur dëgjoj zhurmë penxheret, fluturuan penxheret. Shikoj qelqurina poshtë dhe mendova se ishte tërmet. Kur dola jashtë pash xhama, dyer etj. Shyqyr zotit që nuk kishte njeri jashtë ose ndonjë fëmijë që luante.

Në banesë ishte vetëm djali i cili u godit nga qelqurinat. Është dërguar në spital nga komshinjtë të cilët më njoftuan se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Aty nuk jeton njeri, djali erdhi për të na parë në të shkretët që jemi të sëmurë.

Shpërthimi ka dëmtuar të gjitha penxheret 4 ose 5. Ndërsa bombola ishte nga bombolat e vjetra siç i kemi marrë, di unë si ishin ato flama. Shyqyr që shpëtoi djali”, ka rrëfyer ajo. 

ME TE LEXUARAT