Shpërndanin mallra kontrabandë, arrestohen punonjësit e një poste, në kërkim administratori

Aktualitet

Shpërndanin mallra kontrabandë, arrestohen punonjësit e një

DVP Tiranë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar "Delivery 2", për goditjen e kontrabandës së mallrave. Vihen në pranga 2 shtetas, punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara. Shpallet në kërkim administratori i kësaj poste.

Shpërndanin mallra kontrabandë, arrestohen punonjësit e një

Sekuestrohen 204 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë rreth 15 000 euro. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Delivery 2".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste. Në rrugën "5 Maji", gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT