Shoferi i dehur e zuri poshtë me makinë në Qafë-Thanë, kjo është 24-vjeçarja që u shua në aksident
Vajza që shihni në foto është 24-vjeçarja që humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, që u shënua disa ditë më parë në rrugën Prrenjas-Qafë Thanë.
24-vjeçarja fatkeqe dha frymën e fundit të shtunën e 13 prillit në spitalin e Traumës në Tiranë. E reja ishte në gjendje të rëndë, pasi gjatë aksidentit e zuri poshtë makina.
Aksidenti fatal ndodhi më datë 8 prill, kur një makinë e cila po lëvizte me shpejtësi përplasi anëtarët e një familje, teksa këta të fundit ishin në këmbë jashtë makinës së tyre anash rrugës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Vajza tjetër e familjes, 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjecare. Ndërkohë, policia ka arrestuar 44-vjeçarin nga Peshkopia që shkaktoi aksidentin.
“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet)”, njoftoi policia.