Shkrumbohet nga flakët makina në lëvizje, çfarë dyshohet
Lajmifundit
/
8 Nëntor 2024, 13:23
Aktualitet
Një automjet është përfshirë nga flakët në Shirokë, rreth orës 12:10, me drejtues M.B, 39 vjeç. Sipas policisë, shkak i zjarrit është një shkëndije elektrike.
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 12:10, në Shirokë, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin M. B., 39 vjeç, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat e rastit.