Shkoi të vriste ish-dhëndrin, parandalohet krimi në Lezhë

Aktualitet

Shkoi të vriste ish-dhëndrin, parandalohet krimi në Lezhë

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Finalizohet operacioni policor “Parandalimi”.

Ushtroi dhunë ndaj ish-dhëndrit, për motive të dobëta, dhe e kërcënoi së do ta vriste me armë zjarri, reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Sekuestrohen arsenal armësh (mitraloz, kallashnikovë) dhe municione luftarake.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt midis shtetasit K. N. dhe ish-dhëndrit të tij, shtetasit E. Ç., në fshatin Balldre, Lezhë. Sipas informacioneve, shtetasi K. N. kishte dhe armë zjarri në banesë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, kanë arritur të neutralizojnë dhe të vënë në pranga shtetasin K. N., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. N., ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi K. N., 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.

ME TE LEXUARAT