Shkoi të ndihmonte nënën dhe dy motrat që vdiqën nga korenti në dush, si shpëtoj djali?

Aktualitet

Shkoi të ndihmonte nënën dhe dy motrat që vdiqën nga

Një tragjedi e vërtetë ajo që ndodhi sot pasdite në familjen Kola në Fushë-Arrëz.

Nëna bashkë me dy vajzat vdiqën njëra pas tjetrës pasi një nga fëmijët e zuri korrenti në dush. Por në shtëpi ndodhej edhe djali.

E para që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ka qenë vajza e dytë, Emiliana Kola, 16 vjeçe. Ajo po lahej në momentin që dushi ka rënë në masë. Vajza ka bërtitur duke kërkuar ndihmë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në ndihmë të saj ka shkuar fillimisht motra e madhe, Sidorela Kola, 18 vjeçe. Por, sapo ka prekur dorezën e banjos, ajo ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas vajzave ka vrapuar nëna Prendusha Kola 43 vjeçe, por ka pasur të njëjtin fat.

Në shtëpi në ato çaste ka qenë edhe djali i familjes, i cili ka ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën e dy motrat. Por nuk ia ka dalë dot.

Ai është përplasur nga korenti në tokë duke rënë pa ndjenja.

Ka qenë një i afër i familjes nga Fushë Arrëzi i Pukës që ka njoftuar Policinë dhe ambulancën.

Djali është transportuar për në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

 

ME TE LEXUARAT