Shkoi në Itali për të vjedhur, kapet pas ndjekjes si në filma 41-vjeçari shqiptar
Një 41-vjeçar shqiptar që kishte hyrë ilegalisht në Itali, u arrestua dje (13 tetor) nga policia e Benevento, pasi akuzohet jo vetëm për kundërshtim të oficerëve në aksion, por edhe si i dyshuar për vjedhje banesash, teksa iu gjetën pajisje dhe çelësa për hapjen e bravave.
Rreth orës 20:00, patrullat lokalizuan 2 persona të dyshimtë, që mbanin në kokë nga një kapuç, të cilët po endeshin fshehurazi mes shtëpive të një kompleksi banimi, që ndodhej në pjesën e poshtme të qytetit, jo shumë larg stadiumit “Vigorito”.
Teksa po shkonin drejt një makine, ku i priste personi i tretë, të rinjtë pikasën afrimin e policëve dhe ikën me vrap nëpër rrugica, kurse shoferi morri arratinë me një shpejtësi skëterrë, duke rrezikuar edhe forcat në aksion.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas ndjekjes me patrulla të tjera, mjeti u bllokua drejt “Telese Terme”, në komunën e Pontes.
Shoferi i makinës ishte pikërisht 41-vjeçari i arrestuar, teksa brenda në bord u gjetën edhe pajisjet, mes tyre edhe mallra që dyshohen si të vjedhura nëpër banesa, së bashku me disa bizhuteri floriri, thuhet në njoftimin e Kuesturës.