Shkarkohet prokurorja e njohur, KPA merr vendimin zyrtar (EMRI)

Aktualitet

Shkarkohet prokurorja e njohur, KPA merr vendimin zyrtar (EMRI)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi).

Kryesuesja e trupit gjykues te KPA, Rezarta Schuetz sqaroi se, ndryshe nga sa ka vkerësuar Komisioni u Pavarur i Kualifikimit, KPK, prokurorja Prifti nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.

Natasha Prifti (Shallapi) u konfirmua në detyrë nga KPK më 28 maj 2021, pasi mungesat financiare dhe deklarimet e pasakta në kriterin e pasurisë nuk u konsideruan penalizuese.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Komisioni u shpreh se e konfirmoi duke aplikuar parimin e proporcionalitetit lidhur me pamjaftueshmërinë financiare.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM vlerësoi se vendimi për konfirmimin në detyrë të Priftit ka mangësi serioze logjike në pjesën arsyetuese dhe i kërkoi institucionit të Komisionerëve Publikë që ta ankimonin ate./GazetaSot

ME TE LEXUARAT