Shkarkohet drejtoresha e “IdentiTek” Loina Prifti, ja kush pritet ta zëvendësojë

Aktualitet

Shkarkohet drejtoresha e “IdentiTek” Loina Prifti, ja kush pritet ta

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë me dije largimin nga detyra të Loina Priftit, e cila ka mbajtur postin e drejtoreshës së kompanisë IdentiTek për më shumë se një vit e gjysmë.

IdentiTek është kompania përgjegjëse për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike në Shqipëri. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje zyrtare për arsyet e largimit të Priftit nga ky post.

Ndërkohë, pritet që Ministri Hoxha të emërojë një drejtuese të re në krye të IdentiTek. Burime për mediat bëjnë me dije se një nga emrat më të përfolur për këtë pozicion është Freskida Halilaj, e cila ka një përvojë të gjerë në fushën e telekomunikacionit. Konfirmimi zyrtar për emërimin e Halilajt pritet të bëhet sot.

ME TE LEXUARAT