Shi, breshër dhe rrufe! Parashikimi i motit për sot, ku pritet të bjerë borë

Aktualitet

Shi, breshër dhe rrufe! Parashikimi i motit për sot, ku pritet të

Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe territor, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000-1200m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

ME TE LEXUARAT