Shfrytëzonte disa gra për prostitucion një lokali të famshëm, arrestohet 52-vjeçarja në Tiranë

Aktualitet

Shfrytëzonte disa gra për prostitucion një lokali të

Një 52-vjeçare është vënë në prangat e policisë pasii dyshohet se ka ushtruar prostitucion në lokalin e saj në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 52-vjeçarja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.

Në kuadër të operacionit “Red light”, përveç 52-vjeçres, u arrestua edhe një 20-vjeçare për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa nën hetim janë vënë shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Ndërkohë janë sekuestruar 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT