Shfrytëzonte 4 fëmijët e saj për të lypur, e pëson keq 37-vjeçarja në Tiranë

Aktualitet

Shfrytëzonte 4 fëmijët e saj për të lypur, e pëson

Një 37-vjeçarje është proceduar penalisht pasi përdorte fëmijët e saj për të lypur. Gruaja kishte kohë që shfrytëzonte 4 fëmijët e saj të mitur për të fituar të ardhura.

E reja gjatë ndërhyrjes së policisë kanosi dhe punonjëset sociale, të cilët i siguruan një strehë fëmijëve të saj.

Tiranë Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, si dhe kanosi me fjalë punonjësen sociale, procedohet penalisht 37-vjeçarja. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të planit të masave, për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet intensive dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen N. R., 37 vjeçe, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe "Kanosja". Kjo shtetase është konstatuar në rrugën "Dritan Hoxha", së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur. Gjithashtu, 37-vjeçarja, ka kanosur me fjalë, punonjësen sociale. Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. Gjithashtu apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.

ME TE LEXUARAT