Sherr me sende të forta në Vlorë, një i plagosur! Shoqërohet në komisariat i riu
Një konflikt me sende të forta mes dy të rinjve raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin Vlorë-Skelë, ku ka mbetur i plagosur një prej tyre
Ngjarja raportohet se ka ndodhur pranë tregut të orizit, ku dy të rinj janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje për motive banale.
Përplasja ka filluar me një shkëmbim fjalësh të forta dhe ka degraduar në një përleshje me sende të forta.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Njëri nga të rinjtë ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Ndërkohë, personi tjetër i përfshirë në konflikt është shoqëruar në komisariat nga forcat e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen dhe për të zbardhur detajet e incidentit.