Shembja e banesave në “5 Maji”, ish-deputeti në mbështetje të banorëve, mesazh edhe për SPAK

Aktualitet

Shembja e banesave në “5 Maji”, ish-deputeti në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka qenë i pranishëm sot në mbështetje të banorëve në zonën e ‘5 Majit’, ku policia ka ndërhyrë me forcë që në orët e para të mëngjesit për prishjen e disa banesave.

Balliu, pervec qeverinlse, hodhi akuza dhe në drejtim të opozitës, që sipas tij nuk ka shkuar në mbështetje të banorëve.

Gjithashtu ai i ka drejtuar edhe një mesazh SPAK.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Askush nuk është kundër projekteve, kush do t’i paguajë këta banorë nëse gjykata vendos në favorin e tyre?

Sa është shuma monetare që e ngop monstrën Erion Veliaj, sa qytetarë shqiptarë duhet të mbeten pa shtëpi që të kënaqet Erion Veliaj, sa njerëz duhet të hidhen në rrugë? Cila është shuma që të kënaqet Erion Veliaj. Ja kanë çuar SPAK, prokurorisë dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje, kryetari i SPAK, kryetarja e prokurorisë së Tiranës duhet të dalin në deklaratë, dhe këto prishje të mos ndodhnin deri në përfundimin e hetimeve. Pse kjo është zgjidhja, prishim shtëpi, dhe fusim gazetarët në burg.

Ku është SPAK-u i famshëm, pse nuk iu kthen përgjigje këtyre qytetarëve? Nuk i kushton asgjë, nxitimi janë lekët dhe korrupsioni. Këtu nuk ka më shtet, ata palaçot opozitarë duhet të ishin këtu që në orën 06:00 të mëngjesit”, tha Balliu.

ME TE LEXUARAT