Sekuestrohen mijëra paund, euro, çipsa e lekë, arrestohen 17 persona në Fier

Aktualitet

Sekuestrohen mijëra paund, euro, çipsa e lekë, arrestohen 17

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Fier, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, kanë goditur një tjetër rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se në lagjen “Kastrioti”, Fier, në një lokal, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në administrim të shtetasit E. Xh., i cili rezultoi i paregjistruar në organet tatimore.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

•Një tavolinë pokeri
•Një valixhe me fisha pokeri
•600 fisha (cipsa) të llojeve të ndryshme
•Letra bixhozi
•2000 paund
•1300 euro
•2.5 milion lekë
•26 aparate celulare
•10 automjete
•Një sasi lënde narkotike canabis sativa.


Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Xh., 29 vjeç, banues në Fier, (administratori i lokalit), për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Fshehja e të ardhurave”;

A. Ç., 49 vjeç, banues në Fier;
V. L., 31 vjeç, banues në Lushnjë;
D. L., 26 vjeç, banues në Lushnjë;
L. K., 40 vjeç, banues në Vlorë;
A. P., 50 vjeç, banues në Fier;
D. Xh., 42 vjeç, banues në Lushnjë;
Xh. S., 36 vjeç, banues në Durrës;
T. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 48 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit të cilët ishin të pranishëm tek ambienti ku luhej poker, në pritje për të marrë pjesë në këtë lojë:
E. T., 39 vjeç, banues në Fier;
E. V., 34 vjeç, banues në Fier;
A. B., 38 vjeç, banues në Fier;
E. R., 40 vjeç, banues në Lushnjë;
J. B., 33 vjeç, banues në Durrës;
K. M., 28 vjeç, banues në Fier;
Xh. K. 21 vjeç, banues në Fier.

ME TE LEXUARAT